BIBER 05
Vërbasi këtu bën një kthesë të butë dhe, diçka që nuk i ka hije atij, degëzohet në tri rrjedha duke prodhuar kështu ujdhesa të vogla, e pak më poshtë ata tre shiritë të dredhur përsëri bashkohen dhe bëhen një. Ushton, ka baticë. Bregu nga kjo anë është i pjerrët, me shelgje e shkurre. Tutje shtrihet rrafshina, rrafshina është problem, nëpër terr rruga e pafundme në brendinë e saj zhduket, assesi ta mbërrijmë.
Më e vogla duhet të urinojë. Bash tash. Nga frika, sigurisht.
BIBER 05
Teta Nada ishte shoqja më e ngushtë e gjyshes. Jetonte jo larg nesh, në njërin nga dy rrokaqiejt me tulla të kuqe në rrugën paralele me tonën. Ata ishin të ashq. rrokaqiejt ushtarakë, të ndërtuar në vitin 1974, 20 vjet të plota pas ndërtimit të kuartit tonë, por nga këndvështrimi im ato kanë qenë aty përherë. I ndan tarraca e cila sot është e lënë pas dore dhe plot barishte, por dikur i shërbente qëllimit të vet dhe ishte vendtubim i kalamajve dhe banorëve…
BIBER 05
Të fundit i shkulën dritaret. Me fytyra të skuqura flakë, tërhiqnin korniza, shembnin mure, ja edhe babi im dhe sa hap e mbyll sytë – një dritare nga shtëpia e tyre u gjend edhe në hangarin tonë. Pa fije dobie, vetëm marrim në thua dhe shajmë, sa e sa herë e kemi mallkuar atë kornizë, dreqi e marrtë, qysh s’e mori.
BIBER 05
“A je ti shofer kamioni?”, më pyeti vajza ime, vogëlushja me këmbë të shtrembra, e cila është nëntë vjeç. Në fakt, ato këmbë të shtrembra i ka trashëguar nga unë. Të miat janë edhe më të shtrembra. Asnjëherë nuk më kishte pyetur se me çka merresha. M’u afrua, duke mbajtur një fletore me kopertina të pastra të bardha ku nuk shkruante asgjë, ma tregoi titullin që ua kishte dhënë mësuesja dhe më pyeti. A jam? Duhet ta shkruante një hartim për profesionin tim. Për profesionin e babait të saj.