Aleksandra Jovanoviq

Beteja me mëngjes

Aleksandra Jovanoviq, e lindur më 23.07.1996, skenariste, dramaturge dhe poete. U diplomua dhe u magjistrua për dramaturgji në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd. Aktualisht po studion për doktoraturë në Fakultetin e Arteve Dramatike.

BIBER 04

Alma Tabak

Shtëpiza në pyll

Alma Tabak (1983) lindi në Duvno (Tomislavgrad i sotëm). Është diplomuar për gjermanistikë në vitin 2009 në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Sarajevës, ndërsa në vitin 2018 mori titullin Master i Gjuhës dhe i Letërsisë Gjermane - Dega e Letërisisë. Në kuadër të projektit të studimit publikoi gjithsej 21 poezi në koleksione dygjuhëshe me poezi dhe prozë (2005/2006 dhe 2007). Kohë pas kohe përkthen nga gjermanishtja në BHS dhe anasjelltas që nga viti 2013. Shkruan SEO tekste në gjermanisht. Ky është tregimi i saj i parë që do të botohet si dhe puna e saj e parë e shpërblyer.
Kontakt: almat@outlook.de

BIBER 04

Aneta Vellkovska

Pastruesi i luftës

Aneta Vellkovska ka lindur në vitin 1978. Jeton dhe punon në Shkup. Përvoja profesionale: profesoreshë, gazetare televizive, bibliotekare, shkrimtare. Fituese e çmimeve për poezi, prozë, dramë. Veprat: "Што ја нервира вечноста" (2001), "Дали сите богови се романтични" (2004), "Прв македонски лексикон" (2004), "Втората љубов на каменот" (2009), "Најџиновското џуџе и најџуџестиот џин" (2010), "Лошиот Јин и Добриот Јанг" (2018), "Бескрајна рамка" (2019). Shkruan skenare dramash dhe filmash. Autore është e shumë projekteve multikulturore.
Kontakt: aneta.7.atena@gmail.com, Facebook: Aneta.Velkoska.

BIBER 04

Besa Morina

Mysafiri

Besa Morina (1986) ka studiuar psikologjinë dhe gjuhën angleze. Punon si përkthyese. Ka të botuar një ditar lufte (2001) të shkruar gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, i përkthyer edhe në rumanishte (2008). Është e martuar dhe ka dy fëmijë. Jeton në Prishtinë.
Kontakti: morinabesaa@gmail.com

BIBER 04

Bojan Krivokapiq

Zogëzat

Bojan Krivokapiq (1985) ka botuar: "Trči Lilit, zapinju demoni" (tregime), "Žoharov let" (poezi), "Proleće se na put sprema" (roman) dhe "Gnezdo dečaka" (poezi). Shumë herë është shpërblyer për krijimtari letrare. Për romanin "Proleće se na put sprema" në vitin 2018 mori çmimin Mirko Kovač për veprën më të mirë të autorit të ri në Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Kroaci dhe Mal të Zi. Tekstet e tij letrare janë përkthyer në italishte, gjermanishte, hungarishte, shqipe e anglishte. Ai mban punëtori për shkrim kreativ. Jeton në Novi Sad dhe herë pas here në Dubrovnik.
Kontakt: bojankrivokapic.com

BIBER 04

Bojan Krivokapiq

Deti

Bojan Krivokapiq (1985) ka botuar: "Trči Lilit, zapinju demoni" (tregime), "Žoharov let" (poezi), "Proleće se na put sprema" (roman) dhe "Gnezdo dečaka" (poezi). Shumë herë është shpërblyer për krijimtari letrare. Për romanin "Proleće se na put sprema" në vitin 2018 mori çmimin Mirko Kovač për veprën më të mirë të autorit të ri në Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Kroaci dhe Mal të Zi. Tekstet e tij letrare janë përkthyer në italishte, gjermanishte, hungarishte, shqipe e anglishte. Ai mban punëtori për shkrim kreativ. Jeton në Novi Sad dhe herë pas here në Dubrovnik.
Kontakt: bojankrivokapic.com

BIBER 04

Boshko Lomoviq

Qeni i madh i verdhë

Boshko Lomoviq (Brezna, 1944) është profesor i gjuhës dhe i letërsisë serbo-kroate, ndërsa karrierën e tij e zhvilloi në gazetari. Ka botuar 40 libra për fëmijë dhe të rritur. Ka botuar poezi, prozë, kritikë letrare dhe arti në revista anembanë RSFJ-së. Është përfshirë në disa antologji, për fëmijë dhe të rritur, në Serbi, Mal të Zi, BeH, Rumani e Rusi. Ai është fitues i shumë mirënjohjeve dhe çmimeve për krijime letrare. Në fund të vitit 2000 iu botuan Veprat e Mbledhura në tetë vëllime (3.500 faqe), botim i "Sveta knjige" nga Beogradi.
Kontakt: boskolomovic@mts.rs

BIBER 04

Dinko Teleqan

Jeleku

Dinko Teleqan lindi në vitin 1974 në Zagreb. Ka botuar përmbledhje me poezi "Kreševa" (1997), "Vrtovi & Crvena mijena" (2003), "Iza" (2005), "Plast igala" (2011), "Dok ti oči ne dogore" (2017) i "Dovoljni razlozi" (2021), librin "Sloboda i vrijeme" (2003), analet "Lotos, prah i mak" (2008) dhe "Azijska suita" (2015), librin "Pustinja i drugi ne-vremeni ogledi" (2009) dhe romanin "Dezerter" (2013), për të cilin mori çmimin "Krunoslav Sukić" për librin e vitit që i ndihmon mirëkuptimit, paqes, mosdhunës dhe të drejtave të njeriut. Përkthen nga anglishtja dhe spanjishtja.
Kontakt: dinko2612@yahoo.com

BIBER 04

Goran Paladin

Mjedrat

Goran Paladin lindi në 1979 në Zagreb. Gjatë shkollimit mori titullin inxh. dipl i ndërtimit të anijeve. Punon në profesionin e tij. Shkruan tregime të shkurta. Ai ndoqi punëtoritë e shkrimit të prozës nën mentorimin e Zoran Feriqit. Nis të botojë në vitin 2017.
Kontakt: gpaladin@tutanota.com, www.zlolit.org

BIBER 04

Hoja Ogrizoviq

Ikona e Shën Jovanit

Hoja Ogrizoviq (Novi Sad, 1984), prof. e biologjisë. Shkruan tregime të shkurta. E ka qenin më të mirë në botë. Jeton në Srem.

BIBER 04

Irena Skopljak Bariq

Loja: Fundi

Irena Skopljak Bariq (Zenica, 1982) është profesoreshë e gjuhës dhe e letërsisë kroate dhe ruse. Disa nga tregimet dhe poezitë e saj janë shpërblyer, disa janë vlerësuar dhe botuar si pjesë e konkurseve letrare. Ka botuar edhe në revistat Poezija dhe Tema si dhe në portalin Strane. Është bashkautore e librave shkollorë të gjuhës kroate dhe përmbajtjeve arsimore digjitale për projektin e-Shkollal. Deri më tani ka botuar përmbledhje poezish "Neprivezani" (2016) dhe "Plava mahovina" (2020). Në kohën e lirë lexon, shkruan, lekturon dhe rri me vogëlueshen e saj, Dora.

BIBER 04

Jelena Kalajxhija

Mustaqet në shkopth apo Kushedi se cili (i pari dhe i fundit) për luftën

Jelena Kalajxhija (1986) lindi në Pakrac, në Sllavoninë Perëndimore. Ka studiuar letërsinë e gjuhën serbe në Novi Sad. Për kohë të gjatë është marrë me bibliotekari. Aktualisht është në Bibliotekën Kombëtare “Filip Višnjić” në Bijelina. Ka lënë pas dy udhëzues dygjuhësh të bibliotekarisë. Ajo boton tekste dhe recensione në revistat periodike letrare (“Letopis Matice srpske”, “Sveskama”, “Detinjstvu” dhe të tjerë), përmbledhje (“Leteće violina Milorada Pavića”, “Čitanje Arkadije Slavica Garonja”, “Vizije signalizma ...”) , dhe portalet Novi Polis dhe Časopis Kult.
Kontakt: jela.knjiga@gmail.com

BIBER 04

Jovana Matevska Atanasova

Mos fol keq për të vdekurit!

Jovana Matevska Atanasova, shkrimtare dhe tregimtare maqedonase, e lindur më 16.06.1991 në Manastir. Me profesion është psikologe e diplomuar. Në vitin 2015 e publikon romanin e saj të parë, të titulluar "Тамбовските снегови". Në vitin 2016, romani "Писмата во библиотеката" publikohet në formë digjitale. Në vitet 2015 dhe 2016, tregimet e saj janë pjesë e fituesve të konkursit për tregim të shkurtër “Nova Makedonija”. Në vitin 2020 e fiton çmimin për tregim më të mirë “Zhivko Çingo”. Në fazë publikimi është përmbledhja e saj me tregime „Гладоморје“ - психопатологијата на едно општество.
Facebook: jovana.matevska

BIBER 04

Maja Halapir

Trekëndëshi

Maja Halapir lindi në 1978 në Osijek ku u rrit dhe u diplomua për gjuhë dhe letërsi angleze e histori. Ligjëron gjuhën angleze dhe përkthen. Nga viti 2005 jeton në Sombor. Në vitin 2020 ndjek punëtoritë e shkrimit kreativ (CeKaPe) dhe nis të shkruajë më intensivisht. Është në përgatitje të përmbledhjes së parë me tregime.
Kontakt: maja.halapir@gmail.com, Facebook: maja.halapir

BIBER 04

Mariana Çanak

Shkëmbimi

Mariana Çanak (1982, Subotica) shkruan prozë. Ka mbaruar fakultetin filozofik në Novi Sad. Fituese e dyfishtë e Çmimit Letrar Laza K. Lazarević për tregimin më të mirë të pabotuar në gjuhën serbe. Është shpërblyer në konkurset rajonale Spasimo putopis, Write Queer, Ulaznica, Portalibris. Është pjesë e përmbledhjeve dhe revistave në vend dhe në rajon. Ka botuar librin me prozë "Ulični prodavci ulica" (2002) dhe përmbledhjen me tregime "Pramatere" (2019). Jeton në Novi Žednik dhe Novi Sad.
Kontakt: marijana.canak@gmail.com

BIBER 04

Mihovil Rismondo

Tarracat

Mihovil Rismondo (1999) u lind në Zagreb. Ka përfunduar gjimnazin klasik në Zagreb në vitin 2017 dhe është regjistruar në studime parauniversitare të dramaturgjisë në Akademinë e Arteve Dramatike në Zagreb. Në revynë DeSADU ka paraqqitur dramat "Hipolit iz predgrađa" dhe "Ljubav u afteru", ndërsa në festivalin KRADU dramën "Vampir alergičan na krv". Në bashkëpunim me Departamentin e Aktrimit ka bërë përshtatjen autoriale të "Kratka povijest Rosa i Guila". Në bashkëpunim me “Punëtorinë teatrore Malik” në vitin 2018 lindi teksti "Začarani sin". Ka shkruar edhe skenarin për filmin e shkurtër eksperimental "Uloga" të prodhuar nga “Zagreb Film”.
Kontakt: mihovil.rismondo123@gmail.com, Instagram: mihovil.rismondo

BIBER 04

Milan Vorkapiq

S’ki me m’besu

Milan Vorkapiq lindi në 1953 në fshatin Trojvrh, komuna Ogulin, Kroaci. Ka mbaruar fakultetin e edukimit në Rijeka. Për shkak të situatës në vitin 1991 u detyrua të emigrojë në Serbi. Jeton në Vrnjačka Banja, është në pension. Është anëtar i Shoqatës së Dramaturgëve të Serbisë.

BIBER 04

Milena Babiq

Krojf

Milena Babiq lindi në 1980 në Beograd. Gjatë viteve 1990 mbante flokë të shkurta dhe dëgjonte punk, dhe në vitet 2000 studioi psikologji në fakultetin filozofik në Beograd. Jeton, punon dhe shkruan në Kruševac.
“Krojf” është tregimi i saj i parë i botuar.
Kontakt: mileeena.babic@gmail.com

BIBER 04

Milica Rashiq

Aroma

Milica Rashiq, lindi më 1989, jeton dhe punon në Nish. Ka studiuar filozofi, nganjëherë jep mësim në shkollë, përkthen nga frëngjishtja dhe anglishtja. Të shkruarit është ende ushtrim, me shpresë se do ta gjejë veten në të.
Kontakt: milicarasic89@gmail.com, Instagram: nisam.milica.rasic

BIBER 04

Nikolla Nikoliq

Antifada

Nikolla Nikoliq lindi në 1989 në Podgoricë. Ka mbaruar fakultetin e shkencave politike dhe ka mbrojtur temën e masterit për regjimet kuislinge. Ka botuar romanet „Čvor“ (2011), „Meandar“ (2014), dhe „Sirene za uzbunu“ (2019), si dhe përmbledhjen me tregime „Atakama“ (2016). Tregimet i boton në revistat malazeze dhe rajonale. Shkruan kritikë letrare. Është fituesi i çmimit “Bihorska Venus” për tregime të shkurta. Tregimet e tij janë përkthyer në shqipe, gjermanishte dhe anglishte. Është drejtori artistik i Panairit Ndërkombëtar të Librit dhe Edukimit në Podgoricë.
Kontakt: nikolic.gianni@gmail.com

BIBER 04

Nikolla Petroviq

Kotelet në mure

Nikolla Petroviq lindi në Beograd më 1978. Prozën dhe esetë kritike i boton në revista, përmbledhje dhe në portale letrare. Është fitues i çmimit të Festivalit të Poezisë dhe Librit të Beogradit Trgni se! Poezija! 2019, për përmbledhjen me tregime "Papir brzo gori" (Treći trg, 2019).
www.goodreads.com/author/show/4844539.Nikola_Petrovic

BIBER 04

Petra Rapaiq

Vëllai im

Petra Rapaiq. U rrit në Mal të Zi, jeton në Novi Sad. E ka pasion fjalën e shkruar. Është redaktore përgjegjëse e blogut Fantasy by Sofia. Deri më tani ka botuar një roman humoristik "Univerzum u nevolji" së bashku me Nesha Popoviqin. Një version elektronik i romanit të saj të parë, "Poslednji vilenjački princ", po sillet diku në internet. Deri më tani, kam botuar disa tregime në Marsonik, Pandakon, Verticals Literary dhe Përmbledhjen Refestikon rreth Ilirëve të lashtë.
Facebook: epskafantastika4, https://epicfantasyweb.wordpress.com

BIBER 04

Sanja Tërpkovska

Pas aport

Sanja Tërpkovska ka lindur në vitin 1980 në Shkup. Është profesoreshë e diplomuar e gjuhës dhe letërsisë frënge. Ka punuar gjithçka, nga përkthyese deri te redaktore grafike, krahas punës si profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë frënge.
Shkruan si një terapi të vetëcaktuar kundër veseve dhe mësysheve. Do gjithçka që duan të rinjtë.
Kontakt: sanja.trpkovska@gmail.com

BIBER 04

Senad Jusiq

Si u bë Dado pemë

Senad Jusiq lindi më 1967 në Bugojno ku ende jeton dhe punon. Me profesion është elektroteknik. Pjesëmarrja aktive në luftë ka ndikuar në punën e tij prej shkrimtari dhe ka publikuar librin antiluftë të prozës së dokumentuar “Posljednji napad prve čete”. Shkruan edhe kolumne në portale rajonale. Së fundmi ka dalë edhe libri i tij i dytë, përmbledhja e tregimeve satirike “Smrt općinskog vječnika”.
Kontakt: gornjikopcic@gmail.com

BIBER 04

Vesa Qena

Shija e gjalpit të kikirikut

Vesa Qena lindi në vitin 1991 në Mitrovicë, Kosovë. Ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin e Dramaturgjisë. Ajo shkroi disa drama: ‘Në dreq me Titon’, ‘Prehri i Gjyshit’ dhe ‘Pantallonat e Kangus’ si dhe bashkëshkroi dramën ‘Ata do të vijnë’. Në 2011, Vesa bashkë me Hanën, Lolën dhe Alketën themeluan kolektivin artistik Haveit të cilat përdorin kryesisht mediumin e performancave publike, për të eksploruar çështjet sociale, si fuqizimi i pozitës shoqërore të gruas, të drejtat e komunitetit LGBT+ si dhe tema të tjera.
Kontakti: vesaqena@gmail.com

BIBER 04

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.